Haziri i del në mbështetje gastronomëve

Gjilani

Haziri i del në mbështetje gastronomëve

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 21:28
Lutfi Haziri

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dalë në mbështetje Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, të cilët i kanë kërkuar Qeverisë që të lejojë hapjen e të gjitha llojeve të bizneseve të kësaj natyre.

Kryetari Haziri ka thënë se ndalimi i disa bizneseve të grastronomisë në kohën kur rastet pozitive janë minimale, është e pakuptimtë.

“I bashkangjitem kërkesave të gastronomëve për hapje të plotë të të gjitha llojeve të bizneseve të kësaj natyre, sepse në kohën kur rastet pozitive janë minimale, ndalimi i tyre është i pakuptimtë. Kërkoj nga qeveria e Kosovës që t’i marrë për bazë këto kërkesa, për t’iu mundësuar mijëra punëtorëve që t’i kthehen normalitetit.

Kjo duhet të bëhet nesër”, ka thënë kryetari Haziri.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat