​Procesi zgjedhor në Gjilan po kalon pa probleme

Gjilani

​Procesi zgjedhor në Gjilan po kalon pa probleme

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 12:58
Foto ilustrim

Deri në orën 11:00 në Gjilan kanë votuar mbi shtatë mijë qytetarë.

Në periudhën e njëjtë në zgjedhjet e para katër vjetëve kishin votuar 5.32 për qind. 

Kështu ka bërë të ditur kryesuesi komunal zgjedhor, Ferid Shabani, i cili tha se procesi zgjedhor po vijon pa ndonjë parregullsi. 

"Deri në orën 11:00, në komunën e Gjilanit kanë votuar 7650 votues ose 7.57 për qind e qytetarëve. Ndërkaq, në zgjedhjet e vitit 2017, kanë votuar 5.32 për qind", ka thënë Shabani. 

Në Gjilan të drejtë vote kanë mbi 100 mijë qytetarë në 34 qendra votimi dhe 126 vendvotime. Në këtë garë, komunën po e synojnë Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat