Komuna e Gjilanit po i bën përgatitjet e tranzicionit politik

Gjilani

Komuna e Gjilanit po i bën përgatitjet e tranzicionit politik

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 16:16
Pamje nga takimi

 Kryetari në detyrë i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka mbledhur sot në takim drejtorët në detyrë të drejtorive komunale, më qëllim të përgatitjes së tranzicionit politik.

Njoftimi:

Gjatë kësaj mbledhje u bë e ditur se mbi baza ditore po bëhet mbikëqyrja e punëve dhe angazhimeve, në kuadër të kalendarit të punës.

Në takim u bë e ditur se tranzicioni politik do të bëhet në përputhje me ligjin për vetëqeverisje lokale, si nga ana e kryetarit të Komunës e po ashtu edhe të drejtorëve në detyrë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat