Haziri: 61 për qind e gjilanasve janë vaksinuar kundër COVID-19

Gjilani

Haziri: 61 për qind e gjilanasve janë vaksinuar kundër COVID-19

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 12:08
Komiteti i Gjilanit

Komiteti i Gjilanit për parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e kryetarit në detyrë, Lutfi Haziri, ka mbajtur takimin e rregullt për vlerësimin e situatës së përballjes me këtë virus në dy ditët e fundit.

Kryetari Haziri tha se numri i të infektuarve me COVID-19 është ulur në tetë persona, ndërkohë që ka bërë të ditur se 61 përqind e qytetarëve janë vaksinuar me vaksinën e parë dhe 53 përqind me vaksinën e dytë.

“Të gjitha vlerësimet dhe raportet ditore tregojnë qartë që gjendja pandemike në Gjilan është në nivelin më të ulët të numrit të të infektuarve, ku vetën tetë porsona janë në vet-izolim asnjë rast nuk e kemi në hospitalizim, sikurse që në dy javët e fundit asnjë kërkesë nuk e kemi pasur nga qytetarët për trajtim në shtëpi”, ka thënë kryetari Haziri.

Kryetari Haziri ka apeluar qytetarët që të vazhdojnë të vaksinohen, si mënyra më e mirë e imunizimit kolektiv të popullatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat