Sot Lutfi Haziri i dorëzon Alban Hysenit detyrën e kryetarit të Gjilanit

Gjilani

Sot Lutfi Haziri i dorëzon Alban Hysenit detyrën e kryetarit të Gjilanit

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 07:43
Lutfi Haziri, Alban Hyseni

Sot kryetari në largim i Gjilanit, Lutfi Haziri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, pritet t’ja dorëzojë detyrën kryetarit në ardhje, Alban Hysenit nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, që të dy shkuan në garë balotazhi, ku më 14 nëntor KQZ konfirmoi fitoren e kandidatit të Vetëvendosjes.

Nga 100% e votave të numëruara, Alban Hyseni fitoi 21 mijë e 374 vota.

Derisa Lutfi Haziri arriti t’i marrë vetëm 20 mijë e 515 vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat