​Dhunoi një të vajzë, paraburgim për të miturin nga Gjilani

Gjilani

​Dhunoi një të vajzë, paraburgim për të miturin nga Gjilani

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 11:06
Ilustrim

Gjykata Themelore e Gjilanit ka caktuar masën e paraburgimit ndaj një të mituri, i cili dyshohet se ka dhunuar një vajzë po ashtu të mitur.

Në një komunikatë për media Gjykata Themelore në Gjilan bënë të ditur se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të miturit E. B.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i mituri ka keqpërdorur seksualit të miturën, e cila për shkak të moshës së saj nuk ka mundur të gjykojë e të vlerësojë pasojat e një marrëdhënie të tillë, e që nënkuptojnë edhe kryerjen e akteve seksuale. Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale dhunimi, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatë.

Sipas vlerësimit të gjyqtarit të procedurës paraprake në Departamentin për Mitur, qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit të lartcekur.

“Më datë 10.12.2021 e dëmtuara është kthyer në shtëpi, duke qenë se ishte paraqitur si rast i humbur nga prindërit e saj, e njëjta së bashku me prindërit e saj është paraqitur në polici dhe ka lajmëruar rastin”, thuhet po aty. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat