Kërkesa të mëdha në QKMF të Gjilanit për trajtimin e gripit, Hyseni jep lajmin e mirë

Gjilani

Kërkesa të mëdha në QKMF të Gjilanit për trajtimin e gripit, Hyseni jep lajmin e mirë

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 16:56
Alban Hyseni

Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bëri të ditur se për shkak kërkesave të shumta në qendrat e mjekësisë familjare për shërbimin e trajtimit të gripit sezonal, është shtuar numri i personelit.

Ai tha se janë mobilizuar dhe organizuar për të dhënë një shërbim sa më të shpejtë dhe efikas.

Të dashur banorë të Gjilanit, për shkak kërkesave të shumta në qendrat e mjekësisë familjare për shërbimin e trajtimit të gripit sezonal, ne jemi mobilizuar dhe organizuar për të ofruar shërbim sa më të shpejtë dhe efikas.

Sot është shtuar numri i personelit, e më parë edhe një ekip në QMF-në e lagjes Dardania. Ashtu siç jemi zotuar, ne do të qëndrojmë sa më afër jush, sepse mirëqenia e juaj është primare për ne”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat