S’ka koalicion në Gjilan, shtyhet seanca për zgjedhjen e kryesuesit

Gjilani

S’ka koalicion në Gjilan, shtyhet seanca për zgjedhjen e kryesuesit

Më: 5 janar 2022 Në ora: 08:52
Alban Hyseni

(E plotësuar 09:20) - Asamblistët e Kuvendit Komunal të Gjilanit janë paraparë të mblidhen sot në ora 10:00 për të votuar kryesuesin.

Por kjo mbledhje është shtyrë për një ditë të pacaktuar.

Kështu ka bërë të ditur Komuna e Gjilanit, përmes një njoftimi për medie.

“Shtyhet seanca e Kuvendit Komunal Seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit, e paraparë për sot, shtyhet për një ditë tjetër, e cila do të vendoset ndërkohë”, thuhet në njoftim.

Deri më tani Vetëvendosje si partia fituese e zgjedhjeve në krye me Alban Hysenin nuk ka arritur që të bëjë koalicion, ani pse ishin në bisedime me Partinë Demokratike të Kosovës.

***

Asamblistët e Kuvendit Komunal të Gjilanit do të mblidhen sot për të votuar kryesuesin.

Mbledhja pritet të fillojë në ora 10:00.

Deri më tani Vetëvendosje si partia fituese e zgjedhjeve në krye me Alban Hysenin nuk kanë arritur që të bëjnë koalicion, ani pse ishin në bisedime me Partinë Demokratike të Kosovës.

Më të dalë fitues i zgjedhjeve, Hyseni kishte deklaruar se nuk e përjashton mundësinë e koalicionit me PDK-në në këtë komunë. Ai pati deklaruar se e përjashton koalicionin me LDK-në meqë me të kanë qenë në garë të drejtpërdrejtë.

Kujtojmë që më 9 dhjetor, Hyseni u betua si kryetar i Komunës së Gjilanit e i cili mori detyrën nga Lutfi Haziri i cili kishte qeverisur me këtë komunë për tetë vite.

Kujtojmë që edhe Komuna e Gjilanit kishte shkuar në raundin e dytë zgjedhjeve që u mbajtën me 14 nëntor e që fitues nxorën Alban Hysenin.

Në raundin e dytë, Hysnei nga Vetëvendosje mori besimin e 21 mijë e 800 gjilanasve apo 51,10 përqind të votave. Kurse kundërkandidati i tij, Haziri mori 20 mijë e 865 vota apo 48,90 përqind.

Hyseni e Haziri ishin në garë të ngushtë edhe në raundin e parë të zgjedhjeve që u mbajtën më 17 tetor. Hyseni kishte siguruar 19 mijë e 57 vota, ndërsa Haziri 18 mijë e 546.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat