Hyseni i siguron QKMF-së në Gjilan aparatin e momagrafisë

Gjilani

Hyseni i siguron QKMF-së në Gjilan aparatin e momagrafisë

Më: 5 janar 2022 Në ora: 18:59
Pamje nga takimi

Gjilani shumë shpejt do ta ketë aparatin e përhershëm të mamografisë, një pajisje kjo mjekësore shumë e nevojshme për shëndetin e grave, e cila shërben për diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Kryetari i Komunës, Alban Hyseni ka nënshkruar sot marrëveshje me Organizatën Islamic Relief Kosova për sigurimin e aparatit të mamografisë.

"Sot kemi arritur memorandum bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Gjilanit dhe Organizatës Islamic Relief Kosova dhe së shpejti do të sjellim aparaturën e mamografisë. Këtë shërbim, banorët e Gjilanit do të kenë mundësinë ta kryejnë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Ne u dakorduam që bashkëpunime të këtilla të rëndësishme për komunitetin të ketë edhe në të ardhmen”, ka thënë kryetari Hyseni

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat