Hyseni hap dyert e komunës për gjilanasit me halle

Gjilani

Hyseni hap dyert e komunës për gjilanasit me halle

Më: 21 janar 2022 Në ora: 18:41
Hyseni ka hapur dyert e komunës për të dëgjuar nga afër hallet e gjilanasve.

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka hapur dyert e komunës për të dëgjuar nga afër hallet e gjilanasve.

Hyseni, i cili është në muajin e dytë të qeverisjes, tha këtë po e bën për të mbajtur premtimin e dhënë qytetarëve të Gjilanit.

“Kemi premtuar afërsi, respekt e angazhim maksimal për qytetarët, andaj sot i filluam takimet e para me ta, ku i dëgjova e mirëkuptova të gjitha nevojat, shqetësimet dhe kërkesat e tyre”, ka thënë Hyseni.

Ai ka premtuar se në bazë të mundësive që ka komuna, me seriozitet maksimal do të trajtojë çdo problem të qytetarëve.

“Me qëllim të informimit të drejtpërdrejtë me problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët, si dhe marrjes së propozimeve të tyre për zgjidhjen e çështjeve të ngritura, e që janë kompetencë e ekzekutivit komunal, kjo metodë e komunikimit dhe bashkëpunimit do të vazhdojë të ndiqet edhe në të ardhmen”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat