Hyseni pret në takim ambasadoren e Maqedonisë së Veriut

Gjilani

Hyseni pret në takim ambasadoren e Maqedonisë së Veriut

Më: 23 mars 2022 Në ora: 15:59
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me nënkryetaren Leonora Morina Bunjaku, kanë pritur në takim ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi.

Me këtë rast, kryetari Hyseni e ka falënderuar ambasadoren Jusufi për vizitën dhe mbështetjen për thellimin e bashkëpunimit dhe gjetjen e partnerëve të shumtë në Maqedoninë e Veriut.

“Diskutuam për rëndësinë dhe thellimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe përtej atij kufitar. Ka projekte e mundësi të shumta të bashkëpunimit mes Gjilanit dhe komunave tjera në Maqedoninë e Veriut. Unë besoj shumë që si dy shtete fqinje, duhet të shkëmbejmë më shumë përvoja në sferën e kulturës dhe njohjes së ndërsjellë”, ka thënë pas takimit kryetari i Komunës, Alban Hyseni.

Kurse, ambasadorja e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi, ka shprehur falënderim për kryetarin Hyseni për pritjen dhe ofrimin e bashkëpunimit.

“Për neve Gjilani është një komunë shumë e rëndësishme për shkak është si qytet kufitar me Maqedoninë e Veriut. Siç e dini, edhe më përpara kemi pasur bashkëpunime të ndryshme si komuna fqinje, kemi shumë interesa të përbashkëta. Gëzohem që kalimi kufitar tashmë është realitet. Kemi edhe shumë fusha që mund të shkëmbejmë ide siç është ekologjia, turizmi, industria e shkëmbimi tregtar”, ka deklaruar ambasadorja Jusufi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat