Hyseni viziton punimet në palestrën në Zhegër

Gjilani

Hyseni viziton punimet në palestrën në Zhegër

Më: 31 mars 2022 Në ora: 14:34
Alban Hyseni

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar punimet në palestrën e sporteve në Zhegër.

Ai ka thënë se sportistët brenda një viti do të kenë mundësi që t’i zhvillojnë aktivitetet e tyre në një objekt bashkëkohor.

“Gjatë vizitës në Zhegër, u kujdesa që angazhimi dhe përkushtimi i binomit të bashkëpunimit qeveri-komunë në vazhdimin e punimeve në këtë infrastrukturë shumë të rëndësishme sportive për Zhegrën e Gjilanin, po shkonte sipas planit”, ka thënë me këtë rast kryetari Hyseni.

“Sportistët e sportdashësit e këtij lokaliteti, jo më gjatë se brenda një viti, do të kenë mundësi të zhvillojnë aktivitetet e tyre në një objekt bashkëkohor i cili ua plotëson kërkesat e nevojat e tyre, duke iu siguruar kushte të përshtatshme për stërvitje e lojë”, ka theksuar kreu i Komunës, Alban Hyseni.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat