Hyseni hap kampanjën “Green & Clean”, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen aksionit të pastrimit

Gjilani

Hyseni hap kampanjën “Green & Clean”, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen aksionit të pastrimit

Më: 22 prill 2022 Në ora: 12:12
Hyseni hap kampanjën “Green & Clean”

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, nëpërmjet një konference për media, ka hapur të premten kampanjën e pastrimit “Green & Clean” e cila do të zgjasë deri më 5 qershor.

Kryetari Hyseni u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Gjilanit që të bashkohen në këtë kampanjë “Green & Clean” me qëllimin që ambienti që na rrethon e ajri që e thithim të jetë sa më i pastër.

“Qëllimi ynë është që ta bëjmë kampanjën edhe vetëdijësuese e edhe të pastrimit. Përveç tjerash, përfshihet edhe mbjellja e drunjve dekorativë, largimi i deponive ilegale, vendosja e koshave të mbeturinave, pastrimi i shkollave, institucioneve e rrugëve”, ka thënë kryetari Hyseni.

“Qëllimi ynë final është që kjo kampanjë të zhvillohet në vjetore e të rregullt, ndërkaq përpos pjesës së largimit të mbeturinave e pastrimit të hapësirave, është edhe mesazhi sensibilizues e thirrja që bashkë me qytetarët, inspekcionin e policinë, të parandalojmë krijimin e deponive ilegale e ndotjen e ambientit”, ka shtuar kreu i Gjilanit.

Me pas, kryetari Hyseni, nënkryetarja Morina Bunjaku së bashku me përfaqësuesit e institucioneve lokal​e, Eco-Higjienën, policinë e të rinjtë dhe të rejat, kanë vazhduar pastrimin e parkut të qytetit, pastrimin e hapësirave të institucioneve komunale, ndërkaq në ora 13:00 do të bëhet mbjellja e drunjve dekorativë, derisa në mbrëmje do të bëhet larja e rrugëve.

Ndryshe, kampanja e pastrimit do të zgjasë deri më 5 qershor, ndërkohë që janë paraparë të mbahen dhjetëra aktivitete në lokacione të ndryshme.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat