Hyseni: Shkëputet kontrata për Stadiumin e Qytetit

Gjilani

Hyseni: Shkëputet kontrata për Stadiumin e Qytetit

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 23:21
Alban Hyseni

Filloi si projekt në vitin 2017, për të përfunduar si stadium në fund të vitit 2020, por stadiumi i qytetit në Gjilan është ende i pa përfunduar.

Në fillim të këtij viti ishte njoftuar se ishte arritur marrëveshja për rikonstruimin e stadiumit, por që sot është konfirmuar se kjo marrëveshje është shkëputur, përcjell KosovaPress.

Sot është shkëputur kontrata për ta zbatuar projektin për Stadiumin e Qytetit në Gjilan, dhe lajmin e ka konfirmuar vetë kryetari i komunës në fjalë, Alban Hyseni.

Stadiumi i Qytetit të Gjilanit është një stadium multifunksional në Gjilan, ku përdoret kryesisht për ndeshje të futbollit nga ana e KF Gjilanit dhe KF Dritës në Superligën e Kosovës.

Statusin e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, e gjeni më poshtë.

“Shkëputëm kontratën për Stadiumin e Qytetit

Sot kemi ndërprerë kontratën për Stadiumin e Qytetit duke zhbllokuar kështu procesin dhe krijuar mundësinë për realizim sa më të shpejtë të projektit.

Nga muaji janar i vitit 2022 bashkë me MKRS-në jemi angazhuar të analizojmë thellësisht sfidat e paraqitura në projektin e Stadiumit të Gjilanit, në mënyrë që të dakordohemi për planin e veprimit dhe të mobilizojmë resurset e nevojshme njerëzore dhe financiare për dinamizimin e punimeve në përmbylljen e këtij projekti.

Kjo analizë, e cila është mbështetur e verifikuar nga ekspert të mirënjohur te fushës së arkitekturës dhe prokurimit publik, ka rezultuar me gjetje të cilat na kanë obliguar të ndërpresim kontratën aktuale për shkak të shkeljeve të shumta që janë identifikuar.

Kemi siguruar mbështetje nga Qeveria e Republikës së Kosovës për realizimin e procedurave të nevojshme administrative dhe sigurimin e buxhetit për realizimin e projektit të stadiumit të kategorisë së 4 në Gjilan”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat