Hyseni: Hanumshahe Abdullahu-Zymberi personifikon luftëtaren heroinë

Gjilani

Hyseni: Hanumshahe Abdullahu-Zymberi personifikon luftëtaren heroinë

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me zëvendësministrin e Mbrojtjes, Shemsi Syla e nënkryetaren, Leonora Morina Bunjaku, në 60-vjetorin e lindjes së dëshmores Hanumshahe Abdullahu-Zymberi, mes miqsh, familjarësh e bashkëveprimtarësh, përmes akademisë përkujtimore kanë shpalosur kujtime për veprimtarinë e saj.

I pari i komunës së Gjilanit ka thënë se Hanumshahja personifikon më së miri gruan, nënën dhe luftëtaren heroinë të paraluftës së fundit në Kosovë.

“Kontributi i saj i çmuar nis me zellin e nxënëses së mirë, për të vazhduar me ilegalen në kohë të studimeve, angazhimin si mësimdhënëse dhe drejtoreshë. Tek Nushja i gjejmë të gjitha bashkë, intelektualen dhe luftëtaren e lirisë, ndershmërinë dhe atdhedashurinë.

 Krah bashkëshortit nuk u ndal asnjëherë deri në çastet e fundit të jetës, kur ranë së bashku, duke lënë pas të bijën Diellën dhe të birin Atdheun. Nushja ra për të mos u harruar kurrë. Lavdi jetës dhe veprës së saj!”, ka thënë Hyseni. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat