Vendosen dy gurthemele çerdhesh në Gjilan

Gjilani

Vendosen dy gurthemele çerdhesh në Gjilan

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 16:01
Foto nga vendngjarja

Dy çerdheve në Gjilan u janë vendosur gurthemelet.

Njëra çerdhe ndodhet në fshatin Miresh e tjetra në Dobërçan, ku në ceremoninë e gurthemeleve ishin të pranishëm kryeministri Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i Gjilanit Alban Hyseni, e të tjerë.

Këto çerdhe janë investim i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Çerdhja në Miresh do të ketë një sipërfaqe prej 708 metra katrorë, e përshtatshme për 60 fëmijë. Tri dhoma do të jenë për qëndrim të fëmijëve nga 0 deri në 2 vjeç, dy dhoma për fëmijë nga 3 deri në 4 vjeç, një sallë për kujdestarë, administratë, kuzhinë, si dhe hapësira teknike, ndërkaq çerdhja në Dobërçan arrin vlerën e afër 300 mijë euro, duke siguruar hapësirën e nevojshme me tri dhoma për fëmijët nga 0-3 vjeç dhe dy dhoma të tjera për fëmijët nga 3-4 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat