Në rajonin e Gjilanit, KEDS’i kap hajnat e rrymës

Gjilani

Në rajonin e Gjilanit, KEDS’i kap hajnat e rrymës

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 22:38
Pamje nga vendi i ngjarjes

Informatën për keqpërdorime e pranuan, andaj për ta vërtetuar po shkojnë në vendngjarje.

Kolona e makinave të kompanisë për distribuimin e energjisë, asistuar nga Policia e Kosovës, duhet të kalojë nëpër këtë terren malor.

Target i dyshuar është një biznes në Gumnishtë të Gjilanit. Qetësinë pronarit, veç bagëtisë, ia prishi ekipi i KEDS-it.

Këta po identifikojnë pajisjet që i posedon ky biznes.

Të gjitha këto makineri po furnizohen me rrymë, por në mënyrë ilegale. Lidhja e paligjshme, e cila u gjet qindra metra larg lokalit, u këput.

Për shkeljet e gjetura foli menaxheri në KEDS, Fatos Çeku.

Çeku tregoi edhe për procedurat tjera që e presin këtë keqpërdorues të rrymës.

Dyshime për një keqpërdorim tjetër kishte edhe në Viti. Dyshohet për një kabllo ilegale.

Aksioni vazhdoi në lokalitetin Fshati i Ri.

Ekipi i KEDS-it dyshon se rryma po vidhet edhe në këtë objekt.

Keqpërdorime këtu kishin ndodhur edhe herë të tjera, por familjarët u paraqitën vetëm tash, kur e kuptuan se KEDS do ta çojë rastin deri në fund.

Ata nisën ta ngrenë zërin. Arsyetimet nuk ndaleshin. Megjithatë ekipit iu mundësua të hyjë brenda.

Prania e gazetarëve nuk iu pëlqente, por puna duhej kryer.

Këtu u konstatua se ora nuk është e regjistruar.

Nga KEDS-i tregojnë se keqpërdoruesit nuk janë të paktë.

Aksioni në rajonin e Gjilanit do te vazhdojë edhe në disa lokacione të tjera.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat