Hyseni zgjidhet kryesues i Bordit të AZHR-Lindje

Gjilani

Hyseni zgjidhet kryesues i Bordit të AZHR-Lindje

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 09:34
Hyseni është zgjedhur kryesues i Bordit të Agjencisë për Zhvillim Rajonal Lindje.

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni është zgjedhur kryesues i Bordit të Agjencisë për Zhvillim Rajonal Lindje.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se Hyseni u zgjodh kryesues i AZHR-Lindje me vota unanime në mbledhjen e rregullt të Bordit të agjencisë, të organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.

“Zotohem për thellimin e bashkëpunimit ndërkomunal, gjithmonë në të mirën e përbashkët të qytetarëve të komunave që përfaqësojmë. Bashkë, për zhvillimin rajonal!”, ka thënë kryetari Hyseni.

Bëhet e ditur se bordi, miratoi raportin e punës të agjencisë për vitin paraprak, dhe se konkludim i këtij takimi ishte se AZHR-Lindje është mekanizëm i cili ka impakt të drejtpërdrejt në bashkëpunimin ndërkomunal dhe në zhvillimin rajonal.

“Kryetarët e komunave u zotuan se do të jenë aktivë dhe mbështetës në kuadër të AZHR-Lindje, sepse kështu është një lidhje direkte mes orientimit të fondeve qeveritare por edhe bashkëpunimin me donatorë dhe investitorë të fondeve ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat