Komuna e Gjilanit, fituese e Çmimit Evropian për Qeverisje të Shkëlqyer (ELoGE)

Gjilani

Komuna e Gjilanit, fituese e Çmimit Evropian për Qeverisje të Shkëlqyer (ELoGE)

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 09:36
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, sot ka pranuar Çmimin Evropian për Qeverisje të Shkëlqyer nga Shoqata Evropiane për Demokraci Lokale – ALDA.

“Komuna e Gjilanit ka përfunduar me sukses procesin e Çmimit Evropian të Qeverisjes së Shkëlqyer (ELoGE) dhe ka arritur një nivel të lartë të qeverisjes, të krahasuar me 12 Parimet e Këshillit të Evropës në kuadër të Qeverisjes së Mirë Demokratike”, ka thënë kryetari Hyseni.

Ai ka potencuar se do të vazhdojnë të angazhohen dhe të përkushtohen në përmirësimin e performancës komunale dhe ofrimin e shërbimeve të cilësisë së lartë, për një qeverisje të drejtë dhe transparente.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat