​Komuna e Gjilanit përkujton heronjtë Kadri Zeka, Jusuf e Bardhosh Gërvalla

Gjilani

​Komuna e Gjilanit përkujton heronjtë Kadri Zeka, Jusuf e Bardhosh Gërvalla

Më: 17 janar 2023 Në ora: 14:04
Komuna e Gjilanit

Komuna e Gjilanit, bashkë me organizatat e dala nga lufta kanë mbajtur të martën akademi përkujtimore për heronjtë Kadri Zeka, Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla, me rastin e 41-vjetorit të vrasjes së tyre. Aty vepra e Zekës dhe vëllezërve Gërvalla u vlerësua lartë, sidomos në bashkimin e shqiptarëve.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se prej dëshmorëve për liri duhet të mësohet shumë, veçmas në angazhimin dhe sakrificën për Kosovën.

Hyseni: Prej dëshmorëve, por edhe të gjallëve që janë sot, të mësojmë shumë

"Është momenti që prej dëshmorëve, por edhe të gjallëve që janë sot, të mësojmë shumë, jo vetëm sakrificën e tyre, por edhe rëndësinë e angazhimit dhe sinqeritetin e tyre për vendit dhe popullin tonë. Përtej gjitha të tjerave kam përshtypjen se për dëshmorët dhe të rënët nuk dina aq shumë sa duhet të dinim. E dina angazhimin e tyre, luftën, trimërinë, por pak dina dhe pak kemi mësuar për edukimin e tyre", tha ai.

Ndërkaq, në emër të shoqatës së ish-të burgosurve politikë, Hydajet Hyseni, tha se vrasja e Kadri Zekës, Jusuf Gërvalla dhe Bardhosh Gërvallës erdhi në momentin e bashkimit të shqiptarëve, që sipas tij ishte meritë e të tre heronjve.

Hyseni: Zeka, Jusuf e Bardhosh Gërvalla kanë pasur një qasje të veçantë

"Kadri Zeka dhe Jusuf Gërvalla dhe Bardhosh Gërvalla kanë pasur një qasje të veçantë që jo vetëm ka qenë shumë e rëndësishme dhe afirmarive, por është edhe tani është aktuale. Ata përveç që e ringjallën krejt mërgatën e demokratizuan çështjen shqiptare, ata arritën atë që ka qenë thembra e Akilit, mungesën e bashkimit", tha ai.

Ndërsa, ish-komandanti i zonës operative të UÇK-së në zonën e Karadakut, Ahmet Isufi, vlerësoi lëvizjet ilegale që punonin për çlirim dhe pavarësi të Kosovës.

Isufi: Ishin grupet ilegale që shfaqnin vullnetin shpirtëror për Republikë

"Ishin grupet ilegale që shfaqnin vullnetin shpirtëror për Republikë dhe bashkim me Shqipërinë. Në këtë drejtim janë të njohur Adem Demaqi, Metush Krasniqi dhe gjenerata e tyre...(Vrasja) e ideologëve të lëvizjes kombëtare, Kadri Zeka dhe vëllezërve Gërvalla dhe kjo ndodhin në momentin e bashkimit të madh që u përmend më herët. Si në atdhe, ashtu edhe më emigracion pasues dhe përfaqësues të lëvizjes filluan angazhimin për luftën e armatosur, madje duke planifikuar edhe sulme ndaj okupatorit serb. Nder të parët janë Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha", tha ai.

Më 17 janar të vitit 1982 janë vrarë në Gjermani, Kadri Zeka dhe vëllezërit Gërvalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat