Vonesat në finalizimin e autostradës

Gjilani

Vonesat në finalizimin e autostradës

Më: 23 prill 2023 Në ora: 23:38
Foto ilustrim

Autostrada Prishtinë-Gjilan, e nisur tash e disa vite dhe e paraparë të përfundojë këtë vit, nuk dihet nëse punimet do të arrijnë të kryhen ashtu siç është deklaruar. Kjo ngase për momentin në fshatin Bresalc punimet kanë ndaluar, derisa kjo po u shkakton probleme banorëve të lagjes “Gllama” të këtij fshati.

“Kërkesa jonë ndaj institucioneve qendrore është që të dallohet sa më shpejt me rregullimin e urës që është mbrapa, përndryshe jemi në hall me rrugën edhe nuk lejojmë me punu punë tjera dytësore pa na u lejuar qarkullimi sa më i lehtë i mundshëm. Ne qarkullim kemi, po e kemi te vështirësuar”, tha Nevzat Muji , përfaqësues i banorëve.

Zotimet për përfundimin e autostradës Prishtinë-Gjilan kanë qenë që ky projekt të përfundojë në muajin shtator të vitit 2023.

 “Ajo çka unë mund të them është se do të bëjmë të pamundurën që secili t’i kryej përgjegjësitë e veta,  ne tonat, kompania te vetat. Ndërkaq, qytetareve ju kërkoj falje për shqetësimet që i kemi shkaktuar me vonesa, por është për moskryerjen konform obligimeve kontraktuale të punimeve nga ana e kompanisë. Besoj se gjerat me përmirësimin e kushteve atmosferike gjërat do të rregullohen”, deklaroi Qamil Feka, drejtor i departamentit te menaxhimit të rrugëve pranë MMPHI-së.

Punimet janë ndërprerë tash e sa kohë dhe ende nuk dihet se kur do të rifillojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat