Miratohet buxheti i Komunës së Gjilanit

Gjilan

Miratohet buxheti i Komunës së Gjilanit

Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 12:20
Alban Hyseni

Këtë të enjte është votuar projektbuxheti i komunës së Gjilanit për vitin 2025 nga asamblistë të pozitës dhe opozitës.

Projektbuxheti u votua pas debateve të ashpra mes pozitës dhe opozitës, ku në fund u inkorporuan edhe ndryshimet-propozimet nga këshilltarët komunalë.

Votimi i projektbuxhetit në fund u përcoll me duartrokitje, pasi në rast se do të dështonte që i njëjti të miratohej deri nesër, komuna e Gjilanit do të rrezikonte të shkonte në zgjedhje për asamble komunale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat