Sopi Haziri: Funksionalizohet E-kiosku afër çerdhes “Integj”

Gjilani

Sopi Haziri: Funksionalizohet E-kiosku afër çerdhes “Integj”

Më: 18 mars 2025 Në ora: 13:59
Foto nga vendi i ngjarjes

Qytetarët e Komunës së Gjilanit, tashmë dokumentet e gjendjes civile mund t’i marrin edhe në E-kioskun afër çerdhes “Integj”.

Me këtë vazhdojnë të përmirësohen e modernizohen shërbimet e administratës.

Pas funksionalizimit të E-kioskut afër objektit të administratës në Gjilan, tash është në punë edhe E-kisoku afër çerdhes “Integj” në lagjen “Kamnik”.

Drejtoresha e Administratës në Komunën e Gjilanit, Arbenita Sopi Haziri, tha se është funksionalizuar E-kiosku pranë çerdhes “Integj” në Gjilan.

Ajo njofton qytetarët se dokumentet e gjendjes civile dhe shërbimet tjera që mundëson platforma shtetërore elektronike e-Kosova, mund t'i marrin edhe në E-kioskun që është rikthyer në funksion.

“Kujdesin për të avancuar shërbimet duke reduktuar koston dhe kohën e marrjes së tyre, stafi i Zyrës së IT-së në Drejtorinë e Administratës po e dëshmojnë çdo ditë me përkushtimin dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm”, tha Arbendita Sopi Haziri.

Drejtoresha e Administratës, falënderoi kompaninë “KosovaNet” për ndihmën që ka ofruar në instalimin e rrjetit dhe abonimin njëvjeçar pa ngarkesë financiare për institucionin.

“Bashkë, për shërbime më të mira në komunën tonë”, tha drejtoresha Sopi Haziri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat