Projekti i bulevardit të qytetit të Gjilanit, Hyseni: Do të krijojë mundësi të reja për të gjithë banorët

Gjilani

Projekti i bulevardit të qytetit të Gjilanit, Hyseni: Do të krijojë mundësi të reja për të gjithë banorët

Më: 2 prill 2025 Në ora: 09:09
Foto ilustrim

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni theksoi se projekti “Bulveradi i qytetit” është njëri nga projektet më të mëdha në komunë, i cili pritet të realizohet.

Ai shtoi se ky projekt, një investim prej 20 milionë eurosh, është një hap i madh drejt zhvillimit dhe modernizimit të Gjilanit.

Kemi siguruar buxhetin dhe tani po ecim përpara, duke sjellë një projekt që do të ndryshojë pamjen e qytetit dhe do të krijojë mundësi të reja për të gjithë banorët”, tha ai.

Ky projekt ishte prezantuar në kuadër të nismës “7 javë – 7 projekte”.

“Hapësira publike, parkingje si zgjidhje e burim i të hyrave, objekti i administratës komunale për punë efikase e shërbime më të mira, për ndryshim radikal. Mbi 30.000 metër katror; mbi 500 parkingje nëntokësore; Mbi 8000 metër katror komuna e re dhe nënkalime, si zgjidhje për trafikun”, shtoi Hyseni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat