Begaj viziton sot Gjilanin, nderohet me titullin “Qytetar Nderi”

Gjilani

Begaj viziton sot Gjilanin, nderohet me titullin “Qytetar Nderi”

Më: 10 prill 2025 Në ora: 07:25
Bajram Begaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj do të vizitoj sot Komunën e Gjilanit, ku do të pritet në takim nga kryetari, Alban Hyseni.

Në agjendën e presidentit, bëhet e ditur se pas takimit me kryetarin Hyseni nga ora 13:20, Begaj do të takohet edhe me shefat e grupeve parlamentare nga ora 13:45, përcjell Arbresh.info.

Begaj po ashtu do të nderohet edhe me titullin “Qytetar Nderi” i komunës së Gjilanit.

Ndërsa nga ora 20:00 deri në orën 21:00, Begaj do të bashkëbisedoj me bashkëbisedoj me personalitete të qytetit të Gjilanit, duke përfshirë të dënuar politikë, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, shkrimtarë dhe artistë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat