Vihet gurthemeli i pllakës përkujtimore për dëshmorët Ajvazi

Gjilani

Vihet gurthemeli i pllakës përkujtimore për dëshmorët Ajvazi

Më: 17 prill 2025 Në ora: 08:35
Vihet gurthemeli i pllakës përkujtimore për dëshmorët Ajvazi

Është vendosur gurthemeli i pllakës përkujtimore për dëshmorët Shyqeri dhe Mehmetali Ajvazi, në fshatin Livoç i Epërm të Komunës së Gjilanit, përkatësisht në rrugën që mbajnë emrat e këtyre dy dëshmorëve.

Ata kishin rënë heroikisht më 16 prill 1999, teksa shpëtonin të plagosurit, duke u përballur me forcat policore dhe paramilitare serbe pranë magjistrales Duhël – Suharekë.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se në Livoç të Epërm vendosën gurthemelin e kujtimit për dëshmorët Shyqeri Ajvazi dhe Mehmetali Ajvazi, të cilët ranë heroikisht më 16 prill 1999, teksa shpëtonin të plagosurit, duke u përballur me forcat policore dhe paramilitare serbe pranë magjistrales Duhël – Suharekë.

Sipas tij emrat e dy djemve të familjes Ajvazi, janë jetësuar përjetësisht në këtë pllakë, njëjtë si në historinë e bijve më të mirë të Kosovës, që kanë sakrifikuar gjithçka për lirinë që kemi sot.

“Gjilani është përjetësisht krenar me veprën e tyre. Lavdi e përjetshme”, tha kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat