Policia e Gjilanit shqiptoi mbi 1 mijë gjoba brenda një jave

Gjilani

Policia e Gjilanit shqiptoi mbi 1 mijë gjoba brenda një jave

Më: 23 maj 2025 Në ora: 09:42
Policia e Gjilanit

Policia e Gjilanit ka njoftuar se ka shqiptuar 1 mijë e 763 gjoba trafiku brenda një jave.

Gjatë kësaj periudhe është bërë hetimi i 11 aksidenteve me të lënduar, 15 me dëme materiale.

Njëherësh policia përmes komunkatës për media ka njoftuar se ka  shqiptuar edhe 69 gjoba ndaj ngasësve të motoçikletave.

Dhe për shkak të parregullsive të ndryshme janë përjashtuar nga komunikacioni 14 motoçikleta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat