Policia e Gjilanit ka shqiptuar plot 1 mijë e 554 gjoba gjatë periudhës njëjavore në kuadër të planeve operative për sigurinë në trafik.
Gjatë kësaj jave, janë hetuar gjithashtu 14 aksidente me të lënduar, dhe 21 aksidente me dëme materiale.
Përveç kësaj, 14 shoferë janë ndaluar nga drejtimi i mjeteve motorike, 10 gjoba janë shqiptuar ndaj ngasësve të motoçikletave, dhe 7 motoçikleta janë përjashtuar nga qarkullimi, bëhet e ditur në komunikatën për media.
Policia rajonale u bën thirrje qytetarëve –veçanërisht përdoruesve të trotinetëve elektrikë që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të tregojnë kujdes të shtuar në hapësira publike.