Riad Rashiti kandidon për kryetar të Gjilanit nga radhët e PDK-së

Gjilan

Riad Rashiti kandidon për kryetar të Gjilanit nga radhët e PDK-së

Nga: Bota sot Më: 27 qershor 2025 Në ora: 21:44
Riad Rashiti

Sot, me vota unanime kryesia e degës dhe struktura e Partisë Demokratike në Gjilan, nominuan kandidaturën e Riad Rashiti për të garuar për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

" Rashiti, plotëson të gjitha kriteret e nevojshme për të garuar nën llogon e PDK-së, sepse rrugëtimi i tij politik tashmë i ka përmbushur pothuajse dy dekada.

Ai përherë ka treguar stabilitet politik, përkushtim, besueshmëri, dije e guxim.

Dy mandate asambleist i dalluar në Kuvendin Komunal të Gjilanit, dy herë drejtor drejtoratesh, kandidat për deputet e tashmë edhe kryetar dege.

Përtej pozicioneve politike, ai është profesionist i përkushtuar në lëminë e ekonomisë, e ku ka përfunduar edhe magjistraturë në Universitetin e Lublanës në drejtimin menaxhment financiar, fushë në të cilën operon tash e sa vite në sektorin privat.

Kjo e bën atë një kandidat të kompletuar, i cili sjell dije praktike, vizion zhvillimor dhe lidership të dëshmuar.

Partia Demokratike e Kosovës në Gjilan beson fuqishëm se z. Riad Rashiti është njeriu i duhur për të udhëhequr komunën në një fazë të re të zhvillimit dhe transformimit", thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat