Hyseni: Stacioni i Autobusëve së shpejti qendër moderne e transportit publik

Gjilan

Hyseni: Stacioni i Autobusëve së shpejti qendër moderne e transportit publik

Më: 18 gusht 2025 Në ora: 12:38
Foto ilustrim

Punimet për ndërtimin e Stacionit të Autobusëve në Gjilan po vazhdojnë. Udhëtarët dhe autobusët e linjave vendëse e ndërkombëtare, së shpejti do të kenë një hapësirë të re, funksionale dhe e nevojshme.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se Stacioni i ri i Autobusëve, po merr formë.

“Nga një hapësirë me kushte të vështira, shumë shpejt po shndërrohet në një qendër moderne të transportit publik. Me infrastrukturë bashkëkohore, ambiente dinjitoze dhe parkingje nëntokësore, qytetarët do të kenë një stacion të denjë, që i jep imazh të ri Gjilanit”, tha Hyseni në një video të publikuar në Facebook.

I pari i Gjilanit theksoi se investimi prej 1 milion eurosh garanton një hapësirë të re, funksionale dhe të nevojshme për udhëtarët e kësaj komune.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat