Hyseni premton mbështetje për fermerët me politika të drejta

Gjilani

Hyseni premton mbështetje për fermerët me politika të drejta

Më: 15 shtator 2025 Në ora: 11:42
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni

Sektori i bujqësisë i Komunës së Gjilanit, vazhdon të ketë përkrahje institucionale, ku dhe nuk mungojnë as rezultatet.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar fermerin e vyeshëm në fshatin Livoç i Epërm.

“Puna e një fermeri është shembull se si mbështetja institucionale, përkushtimi i fermerëve dhe vizioni i përbashkët për zhvillimin e bujqësisë sjellin rezultate konkrete”, tha Alban Hyseni.

Kryetari i Gjilanit, theksoi se: Komuna, do të vazhdojë të mbështesë fermerët me politika të drejta dhe projekte konkrete, sepse zhvillimi i bujqësisë është zhvillim i gjithë qytetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat