Zyrtari i KEDS-it dyshohet për marrje ryshfeti në Gjilan

Gjilani

Zyrtari i KEDS-it dyshohet për marrje ryshfeti në Gjilan

Më: 18 shtator 2025 Në ora: 09:15
Foto ilustrim

Një zyrtar i KEDS-it po dyshohet për marrje ryshfeti në fshatin Cerrnicë të Gjilanit.

Kështu bëhet e ditur përmes raportit të policisë.

Aty thuhet se ankuesi mashkull kosovar ka informuar se i kishte dhënë para për të kryer shërbim të pagesës të dyshuarit mashkull kosovar,  zyrtar i KEDS-it.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt,

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat