Krasniqi: Gjilani do të ketë lidershipin që e meriton

Gjilani

Krasniqi: Gjilani do të ketë lidershipin që e meriton

Më: 4 tetor 2025 Në ora: 20:53
Memli Krasniqi, Riad Rashiti

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në një tubim madhështor në mesin e strukturave dhe përkrahësve të kësaj partie në Gjilan ka thënë se kandidati për kryetar Riad Rashiti është njeriu i duhur për këtë qytet.

Krasniqi është shprehur se fryma e bashkimit, e përkushtimit dhe e fitores po ndihet kudo në Gjilan.

“Riad Rashiti është njeriu i duhur për këtë qytet – i fjalës dhe i punës.

Me të dhe me ekipin më të mirë, Gjilani do të ketë lidershipin që e meriton, zhvillimin që e pret dhe dinjitetin që e kërkon. Ka ardhur koha edhe për Gjilanin!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat