Alban Hyseni bindshëm fiton edhe votat me postë

Gjilan

Alban Hyseni bindshëm fiton edhe votat me postë

Më: 15 nëntor 2025 Në ora: 20:47
Rezultati nga numërimi i votave me postë në Gjilan

Kandidati për kryetar të Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Alban Hyseni ka marrë shumicën e votave edhe nga diaspora.

Alban Hyseni ka marrë 72.01 për qind ose 535 vota, ndërsa Arbër Ismajli i LDK-së 27.99 për qind ose 208 vota.

Nga numërimi i votave me kusht, Hyseni ka marrë 39, ndërsa Ismaili 20 vota.

Alban Hyseni ka fituar mandatin e dytë katërvjeçar me 61.25 për qind ose 22.921 vota, ndërsa Ismajli ka marrë 38.75 për qind ose 14.502 vota.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat