Osmani e Hyseni biseduan për projekte të reja në Gjilan

Gjilani

Osmani e Hyseni biseduan për projekte të reja në Gjilan

Më: 8 dhjetor 2025 Në ora: 17:34
Foto ilustrim

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka vizituar Komunën e Gjilanit, me ç’rast uroi kryetarin Hyseni  për mandatin e tij të dytë dhe biseduan për projektet që do t’i japin qytetit më shumë zhvillim dhe mundësi të reja.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, presidentja Osmani bëri të ditur se ka vizituar shkollën e Muzikës dhe të Arteve Pamore, kopshtin ‘IP Integj’, kompaninë ‘InterPLAST TROCAL’, si dhe klubin e futbollistik ‘Drita’.

“Së bashku kaluam çaste të paharrueshme në Shkollën e Muzikës dhe të Arteve Pamore,  me disa performanca frymëzuese nga Kori i grave ‘Muza’, si dhe në mesin e më të vegjëlve e më të ëmbëlve, në kopshtin IP ‘Integj’.

Po ashtu, dëgjuam për sukseset e kompanisë InterPLAST TROCAL, si lidere në rajon dhe një shembull i shkëlqyer i punës së mirë, inovacionit dhe vizionit që e çojnë shtetin tonë përpara. Vizituam edhe klubin e futbollit “Drita”, të cilët i përgëzova për rezultatet në nivel shtetëror, e posaçërisht në garat evropiane, në të cilat po na bëjnë krenarë të gjithëve”, ka shkruar Osmani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat