Hiqen objektet montuese, gjësendet dhe mbeturinat te objektet e banimit social

Gjilan

Hiqen objektet montuese, gjësendet dhe mbeturinat te objektet e banimit social

Më: 7 maj 2026 Në ora: 17:21
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kjo ka ndodhur pas paralajmërimit të inspektorëve të Shërbimeve Publike, për heqjen e tyre nga pronarët deri më 30 prill.

Drejtorati i Inspekcionit, po vazhdon me aksione të ndryshme në Komunën e Gjilanit, me qëllim zbatimin e ligjit.

Nga Drejtorati i Inspekcionit, njoftojnë se banorët te banesat e socialit kanë zbatuar kërkesën e inspektorëve dhe tashmë janë larguar objektet montuese, gjësendet dhe mbeturinat.

Inspektorët me 30 mars i kanë njoftuar banorët për heqjen e tyre, duke e paralajmëruar ata edhe për pasojat në rast mos veprimit deri më 30 prill.

Derisa objektet montuese, gjësendet dhe mbeturinat janë hequr nga personat të cilët e kanë vendosur e hedhur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat