Hyseni priti shefin e OSBE-së në Kosovë, ambasadorin McGurk

Gjilan

Hyseni priti shefin e OSBE-së në Kosovë, ambasadorin McGurk

Më: 8 maj 2026 Në ora: 13:36
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka prit në takim, shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard McGurk.

“Sot zhvilluam një bashkëbisedim të rëndësishëm, ku diskutuam për bashkëpunimin institucional dhe projektet e përbashkëta që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve tanë”, tha Hyseni.

I pari i Gjilanit, theksoi se fokus i veçantë i takimit ishte puna jonë në raport me komunitetet jo-shumicë, avancimi i politikave të barazisë gjinore, si dhe mbështetja dhe fuqizimi i të rinjve në shoqëri dhe vendimmarrje.

“Bashkëpunimi me OSBE-në vazhdon të jetë i rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe në realizimin e nismave që promovojnë barazi dhe zhvillim demokratik”, tha kryetari Alban Hyseni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat