Mediat raportuan se babai nga Prizren shpërndau fotografi nudo të vajzës së tij, Policia zbulojnë të vërtetën

Kronikë e zezë

Mediat raportuan se babai nga Prizren shpërndau fotografi nudo të vajzës së tij, Policia zbulojnë të vërtetën

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 08:44
Ilustrim

(E plotësuar) - Një burrë nga Prizreni ka raportuar në polici se një person i ka shpërndarë foto të vajzës së tij në internet.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se i dyshuari është intervistuar dhe se me vendim të prokurorit i është konfiskuar edhe telefoni celular.

“Prizren 03.12.2020-NN. Me 10.12.2020 një mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar përmes internetit i ka shpërndarë disa personave NN. fotografi  të vajzës së tij.  I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit i është konfiskuar telefoni celular dhe është liruar në procedurë të rregullte”, thuhet në raport./

Babai shpërndan fotografi nudo të vajzës së tij në Prizren

Shpërndarja e fotografive dhe incizimeve të njerëzve pa autorizim mbetet një dukuri shqetësues në Kosovë.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe në fshatin Luk i Hasit të Prizrenit në fillim të këtij muaji, ku babai kishte shpërndarë foto ku shihej e zhveshur vajza e tij.

Burime brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur për Sinjalin se i dyshuari kishte shpërndarë fotografi edhe të disa personave të tjerë përmes internetit.

Të dyshuarit i është konfiskuar telefoni i tij mobil, ndërsa për detaje të tjera do të ju mbajmë të informuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat