Podujevë: Policia arreston dy persona të kërkuar

Kronikë e zezë

Podujevë: Policia arreston dy persona të kërkuar

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 22:22
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar në Podujevë në dy raste të ndara.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor dërguar medieve.

Sipas PK-së, arrestimi i tyre është bërë pasi të njëjtit kanë qenë të kërkuar, ndërkohë që urdhëresa është lëshuar nga Gjykata. Por, policia s’e ka bërë ditur saktësisht se për çfarë arsyesh janë arrestuar të dy të dyshuarit.

“Fsh. Dumnicë e Poshtme, Podujevë 18.12.2020 – 00:15.  Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata , është arrestuar një  mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Hajvalisë.

Fsh. Gllamnik, Podujevë) 18.12.2020 – 12:10.  Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një  mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Hajvalisë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat