Rrihen mes vete e bëhen për spital, dy gjakovarë përfundojnë prapa grilave

Kronikë e zezë

Rrihen mes vete e bëhen për spital, dy gjakovarë përfundojnë prapa grilave

Më: 12 janar 2021 Në ora: 08:56
Foto ilustrim

Dy persona janë rrahur mes vete të hënën në Gjakovë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pasditen e së hënës në Gjakovë, saktësisht në rrugën “Martirët Caka”, dy persona janë rrahur mes vete.

Sipas njoftimit, deri te rrahja ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje që kishin të dyshuarit.

Për shkak të rrahjes që të dy kanë pësuar lëndime trupore dhe më pas kanë kërkuar edhe ndihmë mjekësore.

Siç bën të ditur policia, pasi që i është ofruar trajtimi mjekësor, që të dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Policia këtë rast e ka cilësuar si “lëndim të rëndë trupor”, përderisa është duke i hetuar të gjitha detajet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat