Sekuestrohet një revole me municion si dhe gjobiten 14 persona për mosrespektim të kufizimeve të lëvizjes në Prishtinë

Kronikë e zezë

Sekuestrohet një revole me municion si dhe gjobiten 14 persona për mosrespektim të kufizimeve të lëvizjes në Prishtinë

Më: 18 janar 2021 Në ora: 12:24
Foto ilustrim

Në zbatim të masave operative me qëllim goditjen e paligjshmërisë dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë pa leje, polici e rajonit të Prishtinës rreth orës 01:00 ka kryer një kontroll në një lokal gastronomie në rrugën “28 Nëntori” në Prishtinë.

Përgjatë kontrollit siç thekson policia brenda këtij lokali ka arritur që të gjente dhe të sekuestronte:

• Një (1) revole të tipit ZORAKI, kalibër 9 mm

• Gjashtë (6) copë fishekë, kalibër 9 mm, si edhe

• Një (1) gëzhojë. Ndërkohë që kontrolli ka vazhduar brenda lokalit janë hasur edhe katërmbëdhjetë (14) persona ndaj të cilëve është shqiptuar fletëparaqitja administrative për mosrespektim të kufizimeve të lëvizjes.

I dyshuari;  A. S, mashkull 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është intervistuar nga policia dhe është proceduar më tej, përderisa në konsultim me Prokurorin e Shtetit është iniciuar hetim për posedim të paautorizuar të armës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat