E la një letër në makinë dhe u hodh nga ‘Ura e Fshajtë’, misteri i zhdukjes së burrit nga Rahoveci

Kronikë e zezë

E la një letër në makinë dhe u hodh nga ‘Ura e Fshajtë’, misteri i zhdukjes së burrit nga Rahoveci

Më: 26 janar 2021 Në ora: 10:02
Foto ilustrim

Një person i gjinisë mashkullore rreth 50-vjeçar dyshohet se është hedhur dje nga Ura e Fshajtë në Gjakovë.

Personi në fjalë i cili është mësues nga fshatin Sapniq i Rahovecit nuk është gjetur ende.

Këtë e kanë konfirmuar Policia e Gjakovës që thotë se nuk dihet kur do të nisin kërkimet për të.

“Nuk është gjetur ende. Njësitet e FSK-së ende nuk kanë ardhë, mbetet vlerësim i tyre nëse ekzistojnë kushtet që të nisin kërkimet pasi uji është mjaft i rrëmbyeshëm”, tha Lumni Graishta, drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës.

Reporteri.net raportoi dje se personi në fjalë e kishte parkuar veturën skaj urës dhe pasi që kishte dalë jashtë ishte hedhur nga ura. Në veturën e parkuar, 47-vjeçari dyshohet se e ka lënë një letër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat