Podujevë: Policia ndalon dy persona, u konfiskon armë dhe thika

Kronikë e zezë

Podujevë: Policia ndalon dy persona, u konfiskon armë dhe thika

Më: 5 prill 2021 Në ora: 00:19
Foto ilustrim

Dy persona janë ndaluar në rrugën “Afrim Zhitia” në Podujevë nga Policia.

Tek të njëjtit, siç ka thënë Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, janë gjetur armë pa leje.

“Rr. Afrim Zhitia, Podujevë 03.04.2021 – 10:05. Raportohet se gjatë kontrollit tek dy të dyshuarit meshkuj kosovar, janë gjetur dhe konfiskuar një pistolete Ekol Special 99 me një karikator me katër fishek të kalibrit 7.65 mm dhe dy thika.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka thënë PK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat