Detaje nga ngjarja në Gradicë të Drenasit: I vdekur ka mbetur një 15-vjeçar

Kronikë e zezë

Detaje nga ngjarja në Gradicë të Drenasit: I vdekur ka mbetur një 15-vjeçar

Më: 6 prill 2021 Në ora: 00:21
Foto ilustruese

Rreth orës 20:30 të kësaj së hëne një fshatin Gradicë të Drenasit ka ndodhur një tragjedi, ku i vdekur ka mbetur një 15-vjeçar.

Media mëson se i vrarë në vendin e ngjarjes, në pyllin e fshatit, ka mbetur i riu dhe është plagosur babai i tij nga një fqinj i tyre.

Motivet tragjedisë mbesin ende të paqarta, derisa policia ka konfirmuar se bëhet fjalë për rast ku është përdorur arma e zjarrit.

Ndërsa nga policia e kanë konfirmuar rastin, derisa ka dhënë detaje.

“Vritet një person në Gradicë të Drenasit, një tjetër mbetet i plagosur Rreth orës 20:30 policia ka pranuar informatën për një vrasje në fshatin Gradicë të Drenasit. Menjëherë pas marrjes së informatës të gjitha njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Bazuar në të dhënat e deritanishme si dhe veprimeve të para hetimore policia ka ngritur versionin e hetimit se kemi të bëjmë me rast të vrasjes dhe plagosjes me armë zjarri, të ndodhur në një pyll në fshatin e sipërshënuar. Në këtë rast plagë nga arma e zjarrit kanë marrë dy persona (meshkuj). Njëri nga personat e plagosur nuk ka përballuar plagët dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF Drenas,ndërsa i plagosuri i dytë, është dërguar për trajtim mjekësor. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë po vazhdojnë punën hetimore për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të kësaj ngjarje“, ka thënë Flora Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat