Qytetari nga Ferizaji sulmon dy zyrtarë policor pasi i shqiptuan gjobë për mosmbajtje të maskës

Kronikë e zezë

Qytetari nga Ferizaji sulmon dy zyrtarë policor pasi i shqiptuan gjobë për mosmbajtje të maskës

Më: 6 prill 2021 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në orën 20:40 kanë arrestuar një person për shkak se i njëjti kishte sulmuar fizikisht dy zyrtarë policor.

Sipas policisë, nga policët të dyshuarit i ishte shqiptuar gjobë për mosmbajtje të maskës.

Pas shqiptimit të gjobës, qytetarë ka kanosur dhe sulmuar policët, të cilët më pastaj kanë marrë tretman mjekësor.

“Rr. Remzi Hoxha, Ferizaj , 05.04.2021 – 20:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i kishte sulmuar fizikisht dy zyrtar policor derisa kishin qenë në kryerje të detyrës zyrtare zbatimin e planit – masat parandaluese për Covid-19. Të dyshuarit për mos mbajtje të maskës nga policët iu kishte shqiptuar gjoba dhe i njëjti në shenjë revolte kishte kanosë dhe sulmuar policët të cilët si pasoj kanë pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat