Personi që u gjet pa shenja jete dje në veturën e tij në Prishtinë, është zyrtar i Doganës së Kosovës

Kronikë e zezë

Personi që u gjet pa shenja jete dje në veturën e tij në Prishtinë, është zyrtar i Doganës së Kosovës

Më: 18 prill 2021 Në ora: 08:11
Ilustrim

Dje rreth orës 11:00 në rrugën “Fatmir Mulliqi”, në lagjen “Veternik” në Prishtinë është gjetur pa shenja jete në veturën e tij një person i gjinisë mashkullore, i cili sipas të hetimeve të para të policisë, ka kryer vetëvrasje.

Viktima është zyrtar i Doganës së Kosovës dhe se kur ishte gjetur nga policia, kishte një armë në duar, me të cilët dyshohet se është kryer akti.

Në vendin e ngjarjes po ashtu janë gjetur dy gëzhoja të armës.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës dje për Sinjali tha se rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë, përkundër që të dhënat fillestare sugjerojnë për një vetëvrasje të mundshme.

“Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vetëvrasje të mundshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që do t’i ndihmonin hetimit të ngjarjes dhe sqarimit e ndriçimit të plotë të rastit”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat