Gjilan: Përleshje fizike mes pronarit dhe plaçkitësve që i hyn në shtëpi

Kronikë e zezë

Gjilan: Përleshje fizike mes pronarit dhe plaçkitësve që i hyn në shtëpi

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 13:25
Foto ilustrim

Një pronar i një objekt banimi në Gjilan, është përleshur me dy meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit dyshohet se i hyn në shtëpi për ta plaçkitur.

Sipas raportit të policisë, gjatë përleshjes, të njëjtit,  që të tre, kanë pësuar lëndime trupore.

Atyre u është ofruar tretman mjekësor në emergjencën e spitalit në Gjilan, ndërsa njëri prej të dyshuarve është transferuar në QKUK-së për tretman të mëtutjeshëm.

Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat