​Tre të arrestuar për falsifikim të parave në Mitrovicë

Kronikë e zezë

​Tre të arrestuar për falsifikim të parave në Mitrovicë

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 15:32
Foto ilustrim

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit Mitrovicë, pas hetimeve paraprake, ka realizuar sot një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e tre presonave B.M., M.Sh., F.K., ndërsa Sh.D., gjendet në arrati.

Tre të dyshuarit janë arrestuar nën dyshimin se janë të përfshirë në veprën penale falsifikim i parasë. Në proces hetimor është kryer urdhër-kontroll në tre lokacione dy në Prizren dhe një në Mitrovicë.

Hetuesit policorë si provë materiale kanë sekuestruar 3x500 euro, gjithsej 1500 euro, 320x100 dollarë amerikan dhe 160x50 dollarë amerikan gjithsej 40.000 dollarë, tre telefona mobilë, pasaporta dhe dokumentet identifikuese të të dyshuarve dhe dy veturat e përdorura nga të dyshuarit.

Për detajet tjera policia do të dalë me informacione shtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat