Gjuajtje me armë zjarri në një aheng familjar në Prizren, ndalohet një person

Kronikë e zezë

Gjuajtje me armë zjarri në një aheng familjar në Prizren, ndalohet një person

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 16:40
Foto ilustrim

Të shtëna me armë zjarri pati së fundi në fshatin Gjonaj të Komunës së Prizrenit. Policia në këtë rajon është informuar se janë dëgjuar krisma nga arma e zjarrit.

Me të pranuar informatën, zyrtarët policorë kanë reaguar dhe është kuptuar se të shtënat vinin nga një aheng familjar.

“Ekipet policore të patrullës u asistuan edhe nga njësitë e forenzikës dhe fillimisht gjeten 4 gëzhoja të shkrepura nga një armë zjarri. Si dëshmi materiale të njëjtat u sekuestruan dhe u informua Prokurori kujdestar, ku sipas urdhrit, policia kreu kontrolle tek dasmorët dhe në automjetet e tyre. Me ketë rast, fillimisht policia identifikoj si të dyshimtë B.M i lindur në vitin 1982, i cili u ndalua në afat prej 48 orë në mbajtje”, thuhet në njoftimin për media.

Poashtu u theksua se gjatë intervistën në prezencë të avokatit mbrojtës, i dyshuari pranoi se i njëjti kishte gjuajtur me armë zjarri të tipit pistoletë ‘Arex’, modeli ReXzero 1 CP.

“Në lidhje më këtë rast pistoleta e përdorur u sekuestrua. Rasti është duke u hetuar.Përkundër thirrjeve dhe projektit “Festo me zëmër dhe jo me armë”, persona të dyshimtë përdorin armë zjarri duke rrezikuar jetën e pjesëmarrësve në ahengje familjare dhe qytetarët për rreth, aty ku banojnë. Policia do të reagojë fuqishëm në të gjitha rastet e paraqitura, andaj përgëzon qytetarët që raportojnë rastet e tilla”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat