Dogana parandalon kontrabandën e cigarave

Kronikë e zezë

Dogana parandalon kontrabandën e cigarave

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 13:12
Cigare

Njësit e Doganës dje në orët e pasdites, respektivisht ekipet e Antikontrabandës së Doganës kanë ndalur një furgon në të cilin kanë hasur cigare kontrabandë.

Pas ndalimit të këtij furgoni janë gjetur cigare të llojit Regina red dhe blue.

Dogana përmes një postimi ën fazën zyrtare në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se sasia e cigareve në këtë rast është 75 mijë copë dhe ky është rasti i dytë brenda jave që kapen cigare të njëjta, pas rastit të parë prej 65 mijë copë. Me këtë veprim është arritur të parandalohet shmangja e taksave të detyrueshme prej mbi 100 mijë Euro.

Dogana e Kosovës synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundesuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e qytetarëve.Andaj, mirëpresim bashkëpunimin me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mënyra më e sigurtë është që të na kontaktoni përmes telefonit 0800 500 95, facebook Dogana e Kosovës ose e-mail: [email protected]

Me bashkëpunim efikas secili bëhet pjesë e luftës ndaj krimit. Duke mbrojtur të hyrat ne i krijojmë më shumë mundësi zhvillimit të vendit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat